Domatja me zemrën
Domatja ka “dhomat” e saj të kuqe, ashtu si zemra. Studimet tregojnë se domatja është e pasur me kalium dhe hekur, që janë elemente shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e zemrës dhe furnizimin e saj me gjak.
Arra me trurin
Thelbi i arrës ngjason me trurin, ajo përmban hemisferën e majtë dhe të djathtë, madje ngjan njësoj edhe me “kanalet” e trurit. Arra është e pasur me yndyrna të shëndetshme, që ndihmojnë në mirëfunksionimin e trurit.
Selinoja me kockat
Selinoja është e ngjashme në dukje me eshtrat, por sipas studimeve, ajo ndikon edhe në fuqinë dhe shëndetin e tyre. Kockat përmbajnë rreth 23% natrium, përbërës i cili gjendet me shumicë tek ky ushqim.
Avokado me uterusin
Nëse një femër ha një avokado në javë, do të ekuilibrojë nivelin e hormoneve dhe do të zvogëlojë shancet për t’u prekur nga kanceri i mitrës dhe vezoreve.
Patatja e ëmbël me pankreasin
Ajo jo vetëm duket si pankreasi, por gjithashtu balancon nivelet e sheqerit në gjak.
Karrota me syrin
Nëse prisni një fetë karrotë, ajo do të ngjajë me syrin. Shkenca ka provuar se karrotat rrisin fluksin e gjakut dhe përmirësojnë funksionin e syve.
Grejpfruti me gjoksin e femrës
Portokalli, grejpfruti dhe frutat e tjera agrume, përveçse ngjajnë në dukje me gjoksin e femrës, ato ndihmojnë lëvizjen limfatike në gji dhe parandalojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit.
Xhenxhefili me stomakun
Xhenxhefili duket si stomaku dhe shumë efektiv në kurimin e disa sëmundjeve. Ai përmban enzima që përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë dhimbjet e forta që mund të vijnë nga ulcerat.
Kërpudha me veshin
Ekspertët thonë se vetëm disa kërpudha në ditë mund të përmirësojnë dëgjimin, pasi është një ushqim që përmban shumë vitaminë D.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: naturalcuresandhomereminder









