Një racion në ditë nga ky ushqim do t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Super-ushqimi më i ri për rënien në peshë ka qenë në kuzhinën e gjithsecilit prej nesh dhe nuk e kemi ditur. Të dhëna të reja, të publikuara tek American Journal of Clinical Nutrition, konfirmojnë se bishtajoret, si fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë më të mira se frutat kur bëhet fjalë për rënien në peshë.

Gjatë studimit shkencëtarët analizuan 21 teste klinike, ku janë përfshirë mbi 900 vullnetarë. Pas analizimit të të dhënave të këtyre testeve, shkencëtarët zbuluan se ¾ e një kupe me bishtajore në ditë mund të ndihmojë në rënien në peshë, edhe pa bërë ndonjë ndryshim tjetër (domethënë të numërohen kaloritë apo të kryeni më shumë stërvitje seç duhet).

Edhe pse rezultatet në rënien në peshë nuk janë të menjëhershme, është interesante fakti që mund të humbësh kilogramët e tepërt duke shtuar edhe vetëm një ushqim në dietë.

Bishtajoret janë ushqimet e vetme të pasura me proteina, fibra dhe karbohidrate komplekse, një treshe lëndësh ushqyese që ngadalësojnë tretjen dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Studimet tregojnë gjithashtu se fibrat tek fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat mund të parandalojnë trupin ët absorbojë kaloritë nga këto ushqime. Duke qenë se janë të pasuar edhe me një sërë mineralsh, vitaminash dhe antioksiduesish, ata kanë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore dhe vetish për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Fasulet, në veçanti, nuk kanë edhe një reputacion të mirë (për shkak të gazrave), megjithatë, ideja që ato çojnë në fryrje barku dhe gazra është  e padrejtë. Studimet kanë treguar se nëse konsumohen rregullisht, trupi fillon të mësohet me to dhe nuk shkaktohen më gazra.

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Këto janë disa nga recetat tona më të preferuara:

Fasule me djathë, receta e duhur për diabetikët

Sallatë me lakër jeshile, fasule syzeza dhe kikirikë

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës