Kryefaqja Box 5 Njihuni me çajin që qetëson këmbët e ënjtura!

Njihuni me çajin që qetëson këmbët e ënjtura!

0
Shpërndaje

Ënjtja e këmbëve apo edema (siç njihet në gjuhën mjekësore), shkakton dhimbje të mëdha, dhe mund të vijë si rezultat i:kembe3

  • Shtatzënisë
  • Qarkullimit të dobët të gjakut
  • Konsumimit të tepërt të ushqimeve të përpunuara dhe ushqimeve me sasi të lartë të kripës
  • Mënyrë jetese jo e mirë
  • Qëndrimi në të njëjtin pozicion
  • Efekte anësore nga barna të caktuara

Për të kuruar ënjtjen e këmbëve, mund të përfitoni shumë nga mjekësia alternative, e cila mund t’ju shpëtojë nga ky problem i madh. Por në qoftë se ënjtja nuk është zvogëluar pas pak kohësh, duhet të konsultoheni  me një fizioterapist. Një nga ilaçet efektive natyrore është majdanozi, i cili është përdorur nga vetë Hipokrati.

Ajo çfarë duhet të bëni është të merrni rrënjët e majdanozit dhe t’i grini imët. Pastaj vendosini të ziejnë. Filtroni ujin dhe në fund mund të shtoni xhenxhefil, limon ose mjaltë për të rregulluar shijen. Për rezultate maksimale, duhet ta konsumoni çajin ndërsa është i ngrohtë.

Përveç konsumimit të këtij çaji, duhet gjithashtu të përpiqeni të përdorni metoda të tjera për të reduktuar ënjtjen. Duhet të bëni rregullisht disa ushtrime për këmbët, për të stimuluar lëngjet të shkojnë nga këmbët drejt zemrës. Gjithashtu, ndërsa qëndroni shtrirë, ngrini këmbët mbi jastëk. / Burimi: http://lordofhealth.com

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta / Redaktoi: Blertina Koka

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here