Njihuni me frutin “mrekulli”, ofruesin e vitaminave dhe vlerave të shumta!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gjethe limoLimoni është një hibrid i bimëve të egra të kultivuara. Emri limon është emër i përbashkët i disa llojeve të bimëve të familjes Rutacease. Fryti zakonisht përdoret për lëngun e tij, gjithashtu tuli dhe lëvorja mund të përdoren në kuzhinë.

Lëngu i limonit përmban rreth 5% acid i cili i jep frutit shijen e tharrtë dhe pH në 2 deri 3 shkallë. Kjo e bën lëngun e limonit të lirë, sepse është gatshëm për përdorim në eksperimentet shkencoro-edukatve.

Limonët përdoren edhe si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve tjera me bazë limoni.

Një limon mesatar përmban rreth 3 lugë gjelle lëng. Duke i lënë limonat të arrijnë temperaturën e dhomës kemi mundësi të nxjerrim më lehtë lëngun. Limonët e lënë një kohë të gjatë në temperatura normale, do të myken, nëse janë të shtrydhur ose gjysmë të shtrydhur, ka mundësi të thahen.

Peshqit njomen në lëng limoni për t’iu neutralizuar aroma. Acidet neutralizojnë aminet e peshkut duke i shëndrruar ato në kripa amine të pa avullueshme.

Lëngu i limonit i pastër apo i kombinuar me përbërës tjerë përdoret për njomjen e mishit para përgatitjes. Acidi i cili gjendet në lëng pjesërisht hidrolozonë fibrat e kolagjenit të fortë të mishit (e bën më të shijshëm për konsumim), megjithatë lëngu nuk ka asnjë efekt antibiotik.

Vetëm limonat apo të kombinuara me portokaj përdoren për prodhimin e marmaladës Pjesë më e përdorur e frutit zakonisht është lëngu që përfaqëson deri në 50% nga pesha e saj. Ky lëng përmban 50-80 gram acid citrik, që ka shije karakteristike të  hidhur, dhe disa acide organike të tjera të tilla si acidi Askorbik. Është shumë i pasur me vitamina, veçanërisht vitamina C (0,5 gram / litër).

Burimi: healthyffod/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut