Paraprijini ftohjes sezonale me këtë recetë natyrale, të thjeshtë, efektive

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

limonDimri është sezoni kur jemi të prirur për t’u prekur nga ftohjet, kolla, temperatura. Ka një ilaç efektiv natyror i cili përgatitet në shtëpi që mund t’ju kursejë shumë energji dhe vizita te mjeku.

Përzieni përbërësit e mëposhtëm në një tigan të vogël:

  • Pak lëng të freskët limoni,
  • Pak mjaltë organik,
  • Pak ujë,
  • Pak sheqer,
  • ½ lugë çaji xhenxhefil të grirë,
  • ¼ lugë çaji karafil të grirë,

Të gjithë përbërësit janë jashtëzakonisht të dobishëm kur është fjala për lehtësimin e kollës. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, mjalti është  antiseptik i fuqishëm dhe një frenues natyral i kollës. Xhenxhefilli forcon sistemin tuaj imunitar dhe heq nauzet, karafili shërben për të zvogëluar mukusin.

Pasi të përzieni të gjithë përbërësit së bashku, vendosini të ziejnë derisa të përfitoni një masë homogjene. Me pas duke përdorur një lugë, ndani shurupin e përfituar në pjesë të vogla të cilat mund t’i vendosni sipër një letër pjekje. Pasi pjesët e ndara të jenë ngurtësuar mund t’i vendosni në një kuti hermetike dhe të tresni 2 të tilla në filxhan me ujë të vakët sa herë të shikoni simptomat e ftohjes tek trupi juaj.

: http://www.health4uspro.com/

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve