Përbërja që trajton hemorroidet!

blerinaNë rastin e hemorroideve, ajo që ka ndodhur është dëmtimi i mureve të rektumit dhe anusit me pasojë fryrjen e tyre, gjakderdhjen dhe dhimbje gjatë jashtëqitjes. Ky dëmtim vjen si pasojë e shumë faktoreve si shtatzania, të ndenjurit ulur për orë të tëra gjatë ditës, trashëgimia, moshimi etj.

Ushqimet që ndikojnë negativisht janë ushqimet e përpunuara, sheqeri i bardhë, alkooli dhe ushqimi pikant. Ndërsa, ushqimet që ndihmojnë janë ato që zbusin përbërjen e jashtëqitjes si fruta perime, fasule si dhe yndyrnat omega 3! Konsumimi i mjaftueshëm i ujit është prioritet!
Një ndër përzierjet që mund të tentoni është:
-1 lugë të madhe fara lini
-1/2 gotë ujë
I lini gjithë natën dhe i konsumoni në mëngjes, vetëm farat! Yndyrnat omega 3 dhe fibrat që përmbajnë farat e linit janë mjaft të dobishme. Me pas pini një lëng portokalli dhe filloni ditën tuaj!/Blerina Bombaj, dietolge

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit