Përdorimet e limonit që nuk i keni ditur më parë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Të gjithë e dimë se limoni është burimi kryesor i vitaminës C. Por a e dini se është një burim i vlefshëm i acidit citric, fibrave dietike, kaliumit, vitaminës B6?  Kjo do të thotë se limoni mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të veçanta, ose për t’ju ndihmuar në pastrimin e shtëpisë.limon

Uji i ngrohtë me limon:

Përmirëson shëndetin e zorrës së trashë dhe është një lëndë ushqyese thelbësore e cila mban zorrën  e trashë të shëndetshme, ndihmon gjithashtu tretjen e ushqimit.

Ndalon rritjen e baktereve dhe infeksioneve

Trajton infeksionet në fyt

Ndihmon me rritjen e sistemit imunitar. Është provuar shkencërisht se lëngu i limonit lufton infeksionet e mundshme për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe aftësisë së tij për të forcuar qelizat e dobësuara gjatë një infeksioni.

Largon nauzet

Uji i ftohtë me limon:

Ndikon pozitivisht tek njerëzit me hipertension.

Vepron si agjent anti-inflamator, duke lehtësuar dhimbjet.

Trajton infeksionet e traktit urinar, duke vepruar si diuretik.

Ai funksionon si gargarë natyrore për shkak të aftësisë për të vrarë bakteret që shkaktojnë erë duke lënë aromë të freskët.

Mund të eliminoni zbokthin nga masazhimi i 2 lugë lëng limoni në lëkurën e kokës dhe më pas e shpëlani me ujë.

Mund të lehtësoni dhimbjet e dhëmbëve nga masazhi i mishrave të dhëmbëve.

Prisni disa limona në gjysmë dhe vendosini nëpër dhomë. Kjo është një mënyrë e mirë për të larguar toksina nga ajri.

Para se të lani rrobat e bardha, përzieni lëng limoni me sode buke dhe lerini rrobat me këtë përzierje për rreth gjysmë ore. Kjo metodë është një zëvendësim i mirë natyror për t’i zbardhur ato.

Burimi: http://www.healthysuite.net/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit