Përfundon në spital pas konsumimit të specit më djegës në botë

Kur ha spec djegës, je i përgatitur që do të kesh shumë djegie dhe dhimbje të fytit. Por, nuk pret të kesh një dhimbje aq të tmerrshme koke sa mund të përfundosh edhe në urgjencë. Kjo në fakt i ka ndodhur një 34-vjeçari, i cili përfundoi në spital me dhimbje të tmerrshme koke.

Problemet nisën kur ai konsumoi atë që njihet nga Rekordet Botërore Guinness si speci më djegës në botë, i quajtur “Carolina Reaper” – ndërkohë që po merrte pjesë në një garë për konsumimin e specave djegës.

Menjëherë filloi të përjetonte afshe të nxehta – jo të panjohura në botën e specave djegës. Më pas filloi të kishte dhimbje në qafë dhe kokë, që iu shfaqën si rrufe.

Dhimbjet i kaluan për momentin, por pas disa ditësh filloi të kishte sërish dhimbje të rrufeshme koke, të cilat e detyruan të kërkojë ndihmë mjekësore.

Kontrolli me skaner tregoi se disa arterie të trurit ishin ngushtuar ndjeshëm dhe mund të shkaktojnë dhimbje të tmerrshme të kokës. Termi shkencor pas këtij ngushtimi të përkohshëm të arterieve është sindroma vazokonstriktore cerebrale e kthyeshme.

Burimi: New York Times / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës