Përfundon procesi i anketimit të prindërve të 43 kopshteve publike të Tiranës

Ka përfunduar sot procesi i anketimit të prindërve të 43 kopshteve publike të Tiranës lidhur me perceptimin e kënaqësisë së tyre për kushtet fizike infrastrukturore dhe ato të sigurisë dhe higjienës në kopshte. Ky pyetësor është kryer në kuadër të një studimi socio-demografik që realizohet nga Shoqata “Together for life” i cili ka për synim monitorimin e 43 kopshteve publike të Tiranës.

Pyetësori synon të mbledhë të dhëna të rëndësishme të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me cilësinë e shërbimit në kopsht, organizimin fizik, pastërtinë, pajisjen me sistem ngrohjeje e ftohjeje,  kapacitetet pritëse të tij, etj,  por edhe të tjera të dhëna, si niveli ekonomik dhe arsimor i familjeve të cilat zgjedhin kopshtet publike për ndjekjen parashkollore të fëmijëve të tyre, kontributi që prindërit japin në kopsht përpos pagesës së paracaktuar mujore, etj.

Këto të dhëna do të procesohen gjatë gjithë muajit prill me synimin e gjenerimit të statistikave të para, të cilat më pas do të përmblidhen në një studim të detajuar i cili do të reflektojë gjetjet nga i gjithë procesi i monitorimit të kopshteve dhe anketimit të prindërve.

Këto gjetje të para do t’i bëhen me dije komunitetit të prindërve të Tiranës përmes organizimit të forumeve komunitare të cilat do të fillojnë të organizohen në fillim të muajit Maj.

Je pjesë e njësisë bashkiake Nr.4; Nr.5; Nr.11; Nr.6; Nr.10? Banon në zonën e Babrrusë, Alliasit, Kinostudios, Tiranës së re apo Selitës, Laprakës dhe Institutit apo Tiranës Qendër? Dëshiron të informohesh për cilësinë e shërbimit të kopshteve publike dhe nevojat e tyre? Bëhu pjesë e forumeve komunitare me pjesëmarrjen e deputetëve të zonës dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Postime të ngjashme

4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare
Situatë kritike në çerdhe e kopshte, kompromiset po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve
Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht
Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve
Trajnim me grupin e monitorimit dhe partnerët e projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”
Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”