Përshkallëzohet zjarri në Delvinë, i afrohet spitalit! Evakuohen pacientë dhe stafi, hiqen dhe bombolat e oksigjenit

I gjithë vendi htë pushtuar nga zjarret, ndërsa situata në Delvinë është përshkallëzuar.

Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike nga autoritetet.

Për të shmangur ngjarje tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima.

Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.

Pak më parë është dhënë urdhri edhe për boshatisjen e spitalit nga pacientët dhe stafi, për arsye sigurie./report.tv

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha