Pesë arsye pse duhet t’i mësoni fëmijës suaj të notojë

not-femije-pishine

Përgatiti për shendeti.com.al: Arlinda Gjypi

Të mirat e notit janë të pafundme dhe fëmija juaj duhet të mësojë të notojë sa më shpejt të mundet. Ja pse:

Është thelbësore për sigurinë e tyre

Mbytja rezulton të jetë shkaku i dytë i vdekjeve aksidentale për fëmijët 1-14 vjeç në Amerikë. Është thelbësore që të gjithë fëmijët të dinë të notojnë në moshë të re. Ka ujë kudo rrotull nesh, qoftë edhe hapësira të vogla, si vaska. Të sigurohesh që fëmija ndihet rehat në dhe rreth ujit, është thelbësore për sigurinë e tyre.

Është një sport pa sforcim

Noti është një sport që nuk e sforcon trupin, pasi realizohet në ujë. Trupi pluskon kur jeni në ujë deri në qafë, kështu që ju nuk e prekni fundin me peshën që keni në tokë. Noti është sporti ideal për mirëqenien e trupit në terma afatgjatë. Sigurisht, edhe në not mund të dëmtohesh, por nëse ke vrarë shpatullën, ende mund të lëvizësh këmbët gjatë praktikës për të qëndruar në formë.

Mësohet puna në grup, si dhe individualiteti

Si çdo sport, atmosfera e skuadrës është shumë e rëndësishme. Pasi diplomohen, atletët shpesh shprehen se u mungon skuadra dhe orët e shpenzuara bashkë në trajnime dhe udhëtime. Shokët e skuadrës janë të rëndësishëm dhe mund të ndihmojnë gjatë kohëve të vështira. Gjëja e bukur e notit është se përveçse skuadrës të bën të vlerësosh edhe individualitetin. Në garat e notit fëmija mëson vetëmotivimin dhe arritjen e synimeve.

Mësohet menaxhimi i kohës

Noti të mëson menaxhimin e kohës. Kjo aftësi do t’i shoqërojë notarët përgjatë gjithë jetës së tyre, kështu që është shumë i rëndësishëm.

Noti, stërvitja më e mirë për shëndetin

Ndërsa ka listuar pesë sportet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut, Shkolla e Harvardit ka vendosur notin në vendin e parë (lexo). Uji mbështet trupin dhe nuk i sforcon kyçet kështu që mund t’i lëvizni më lirshëm. Studimet tregojnë se noti përmirëson gjendjen mendore dhe i bën njerëzit më pozitivë.

Që fëmijët tuaj të kenë një shëndet të mirë, mos ngurroni t’i regjistroni ata në Akademinë e Notit Te Stela. Pishinat verore dhe dimërore mundësojnë që fëmijët t’i ndjekin kurset në çdo kohë të vitit. Gjithashtu, instruktorët e saj janë të kualifikuar dhe kampionë të notit. Akademia e Notit Te Stela ofron mundësinë që fëmijët tuaj të aktivizohen në skuadra përfaqësuese në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull apo personat e përfshirë, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , sport-estetike@testela.al ose në Facebook: “Te Stela”.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras