Pështyma e hardhucës, arma e re kundër obezitetit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një ilaç për diabetikët, i prodhuar nga një substancë që gjendet tek pështyma e hardhucës helmuese, mund të jetë arma më e fundit në luftën kundër obezitetit.hardhuce

Ilaçi “Byetta” është përdorur në SHBA që nga viti 2005 për trajtimin e diabetit të tipit 2. Ingredienti kryesor i këtij ilaçi është marrë nga pështyma e hardhucës së rrezikshme “Gila”, e cila rritet deri në 60 cm. Ilaçi funksionon duke stimuluar sekretimin e insulinës, përgjegjëse për qarkullimin e lartë të sheqerit në gjak, dhe duke penguar glukagonin, një hormon që ndihmon në rritjen e sheqerit në gjak.

Studimet e kryera në vitin 2012 tek kafshët treguan se ky ilaç shuan gjithashtu urinë. Një studim tjetër i kryer tek njerëzit zbuloi se 194 pacientë mbipeshë ose obezë të prekur nga diabeti i tipit 2, të cilët morën medikamentin “Byetta”, humbën rreth 2.7 kg për 24 javë. Edhe njerëzit me nivel normal të sheqerit në gjak humbën gjithashtu peshë pasi morën këtë ilaç.

Zyrtarët e shëndetësisë nuk e kanë aprovuar akoma përdorimin e këtij ilaçi për rënien në peshë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit