Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Për hudhrën deri më tani është shkruar shumë, sidomos për përfitimet shëndetësore që ofron në aspektin e shëndetit të njeriut. Edhe në këtë recetë përbërës kryesor është hudhra.
Ajo jo vetëm forcon imunitetin, por ju bën rezistentë ndaj sëmundjeve dhe viruseve, si dhe pastron gjakun nga substancat e dëmshme dhe toksinat, duke larguar yndyrën nga gjaku.
Kjo pije përshpejton metabolizmin dhe largon yndyrën e tepërt nga trupi. Përveç kësaj, ajo heq kripën e tepërt dhe ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të trupit.
Për të përgatitur këtë recetë, keni nevojë për vetëm 12 hudhra të mesme dhe ½ litër verë të kuqe.
Përgatitja:
Merrni hudhrat, ndani thelbinjtë dhe vendosini në një enë me një gjysmë litër verë. Mbylleni kavanozin dhe lereni të qëndrojnë afër dritares apo diku me shumë dritë për rreth dy javë. Shkundeni kavanozin disa herë në ditë.
Pas dy javësh, filtroni përmbajtjen e enës dhe derdheni pije në një shishe qelqi.
Si ta përdorni:
Brenda një muaji, pini një lugë çaji të vogël tri herë në ditë. Më pas bëni pauzë gjashtë muaj. Mund të bëni një test të gjakut për të parë nëse kjo pije ka sjellë rezultat pozitiv në heqjen e yndyrës nga gjaku.
Burimi: healthyfoodadvice.net/ http://shëndeti.com.al


