Pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat, ja sekreti që mbajnë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

pjeshkaFrutat me bërthamë, siç janë pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë përbërës bioaktivë, të cilët ndihmojnë në luftën kundër obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, sipas hulumtimeve të shkencëtarëve amerikanë.

Studimet kanë treguar se përbërësit që vijnë nga këto pemë mund të përdoren në luftën kundër sindromës metabolike, e cila mund të çojë tek problemet serioze shëndetësore.

“Në vitet e fundit fundit mbipesha është bërë problem i madh i shoqërisë për shkak të problemeve shëndetësore që shkakton. Në SHBA 30 për qind e popullatës ka peshë të tepërt trupore ose është mbipeshë, ndërsa ky numër rritet çdo vit”, ka thënë doktor Luis Cisneros-Zevallos.

Edhe pse stili i jetës, gjenetika dhe ushqimi i keq konsiderohen si faktorë ndikues, studimet tona kanë treguar që frutat me bërthama, siç janë pjeshkat, kumbullat dhe nektarinat përmbajnë substanca që në mënyrë të suksesshme mund të luftojnë obezitetin, diabetin dhe inflamacionet. Po ashtu, mund të reduktohet niveli i kolesterolit të keq në gjak i cili është i lidhur me sëmundjet kardiovaskulare”, ka deklaruar ai.

Ajo çka i bën të veçanta këto pemë është përzierja e komponimeve bioaktive, të cilat njëkohësisht veprojnë si kurativw pwr swmundje tw ndryshme.

Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut