Problemet mendore, shtohen rastet, mungojnë qendrat

men 2

Edlira Sulejmani

Rritet ndjeshëm numri i pacientëve në vend që  kanë probleme të shëndetit mendor. Krizat e ankthit,  të shoqëruara edhe nga forma të rënda të depresionit vihen re në grupmosha të ndryshme. Mjekët thonë se stresi është faktori kryesor, ndërkohë që në sezonin e nxehtë  ky numër pacientësh vjen drejt rritjes.

Arjana Rreli, mjeke psikiatre konfirmon një numër në rritje pacientësh sidomos në stinën e verës.

Përballë kësaj situate, mjekët e qendrave të shëndetit mendor ngrejnë edhe një shqetësim tjetër. Në vend, thonë ata, mungojnë strukturat që merren me rehabilitimin dhe trajtimin e këtyre personave, çka ka bërë që shumë të sëmurë të enden rrugëve dhe mos të marrin shërbimet mjekësore që nevojiten.

Mjekja thotë se  shqiptarët ende vazhdojnë ta kenë tabu, vizitën tek mjeku psikiatër, kjo në vecanti për moshat e reja të cilët preferojnë të mos I drejtohen mjekut e për pasojë sëmundja e tyre diagnostikohet në fazat më të rënda, ndonjëherë edhe fatale për jetën.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?