Pse kur jemi nervoz kemi nevojë të shkojmë në tualet?

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Nuk është një përshtypje: stimuli bëhet më urgjent nëse jemi nën presion. Ja disa shpjegime të besueshme.

Nëse mendoni se duhet të shkoni në tualet në situata më pak të nevojshme, nuk jeni të vetmit. Por pse ndodh kjo? Në një gjendje qetësie, kur nuk jemi të shqetësuar, fshikëza është e relaksuar dhe e gatshme për të mbledhur urinën e prodhuar nga veshkat. Në të kundërt, muskuli i jashtëm unazor, i cili parandalon urinimin, është kontraktuar dhe siguron që nuk ka humbje të padëshiruar.

Një banjo, tani!

Një fshikëz e shëndetshme mund të mbajë rreth 2 gota (473 mililitra) të urinës. Kur është e plotë ajo dërgon një sinjal në tru përmes palcës kurrizore për të paralajmëruar se koha ka ardhur. Kur jemi gati për të urinuar, fshikëza kontraktohet, muskuli i jashtëm zbutet dhe urina mund të përhapet. Një situatë stresi ose acarimi mund të ndikojë te ky mekanizëm. Arsyeja nuk është tërësisht e qartë, por janë dy hipotezat kryesore.

  1. Në rrezik. E para është se stresi na vendos në një situatë sulm ose arratisje: adrenalina e liruar mund të marrë stimulin më urgjent se zakonisht apo edhe të rris prodhimin e urinës nga veshkat. Në praktikë, sistemi nervor qendror vepron në një nivel më të lartë të ndjeshmërisë dhe merr më pak kohë për të aktivizuar refleksin.
  2. Hiperkontrati. Hipoteza e dytë është që tensioni i muskulit të përgjithshëm përballet me muskulin e fshikëzës, duke e bërë të nevojshme vajtjen në tualet. Ajo që duhet të bëni në rastet kur nuk mund të urinoni, është të provoni të hiqni mendjen dhe të relaksoni muskujt e gjithë trupit.

Burimi: Focus.it / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?