Letër e mbërritur në redaksinë e “Shëndet+”
“Quhem Albin Neranxi, i biri i Stefo Neranxit, i lindur në 1987-n, qytetar i Bashkisë Himarë. Kemi humbur
babanë për shkak të gabimeve njerëzore të pajustifikuara, dhe jo për shkaqe natyrore.
“Nga nëntori i vitit 2009 dhe deri më sot jam në pritje të përfundimit të drejtësisë me një dokument ekspertimi nga Instituti Mjeko-ligjor me nr. 431, i cili shpjegon se doktori është fajtor. Gjithashtu janë edhe dokumentet nga doktorët e Vlorës që doktori i Himarës është fajtor.
“Zoti Skënder Dauti nuk i mori parasysh këto dokumente dhe doktori në fjalë vazhdon të jetë ende në punën e tij si doktor. Përse një njeri me profesionin doktor që dyshohet për vdekjen e një qytetari vazhdon të jetë në punë? Për vazhdon të punojë dhe nuk pezullohet derisa gjykata të vendosë lidhur me aftësinë e doktorit?”


