Pse variçet krijohen më shumë te femrat se te meshkujt?

Nga Petrika Gjergo, mjek kirurg vaskular

Variçet ndodhin më shumë tek femrat se tek meshkujt për arsye hormonale. Kështu, femrat vënë re që gjatë shtatzënisë variçet zgjerohen. Shumë zonja varicetvijnë dhe ankohen që nuk kanë pasur kurrë variçe, por që u janë shfaqur në shtatzëninë e parë. Më tej, në shtatzëninë e dytë, janë shtuar edhe më shumë. Kjo ndodh për shkak të hormoneve.

Gjithashtu, femrat ankohen që gjatë ciklit kanë rëndesë më të madhe të këmbës, gjithmonë në mëngjes. Pacienti ngrihet shumë mirë, nis aktivitetin e tij, dhe gjatë pjesës së dytë të ditës fillon ankesat.

Sigurisht, me këtë nuk dua të them se nuk kemi meshkuj me variçe. Ka dhe meshkuj me variçe, por ata janë më të paktë krahasuar me femrat.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh se variçet zakonisht janë gjenetike.

Gjenetika, sikurse edhe në çdo sëmundje tjetër, edhe tek variçet zë një vend të veçantë. Zakonisht njerëzit që kanë variçe, kanë edhe të afërm të tyre me variçe.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?