Pyet mjekun: Çfarë analizash duhen bërë për të përcaktuar diagnozën e skuqjes së fytyrës?

Përgjigjet Entela Dhima, mjeke dermatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.2 në kryeqytet

Ka shumë faktorë që ndikojnë në skuqjen e fytyrës. Mund të jetë një skuqje për shkaqe emocionale nga ekspozimi i gjatë në diell, për shkaqe patologjike, mund të jetë fillimi i një dermatiti seborraeik, fillimi i një akne rozacea, fillimi i një lupusi etj.

Secila ka specifikat e veta, po ashtu edhe trajtimi është shumë specifik. Ne duhet të shohim fillimisht historinë, sa kohë ka ky pacient me këtë problem, nëse është patologji e qëndrueshme, çfarë forme ka skuqja, nëse përfshin gjithë fytyrën apo është e shtrirë vetëm në pjesën nazolabiale, nësë ka kruarje, skuma etj. Lloji i eritemës, diagnoza dhe mjekimi jepen vetëm pasi pacienti vlerësohet nga mjeku specialist./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare