Pyet mjekun: Çfarë mund të përdor për ndalimin e rënies së flokëve?

Më bien shumë flokët, a mund të më sugjeroni diçka për ndalimin e rënies.

Përgjigjet Entela Dhima, mjeke dermatologë në Poliklinikën e Specialiteteve nr.2, Tiranë.

Floku, si çdo pjesë e organizmit, bie vazhdimisht e ripërtërihet po ashtu. Ka periudhën anogene e telogene të tij dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për flokët, por për të gjitha qimet që mbulojnë lëkurën e organizmit. Sipas statistikave, mendohet se deri në 100 fije floku në ditë të bien është normale. Për ta mjekuar së pari duhet të shohim të korrigjojmë defektet imunitare. Japim vitamina, minerale, bëjmë stimulime lokale të skalpit të kokës etj. Një nga preparatet më të njohura tashmë, jo vetëm nga dermatologjia, është  edhe MINOXIDILI (ALOXIDIL) 2% për femra dhe 5% për meshkuj në trajtë të solucionit spray. Përdoret një herë në vit për 3-6 muaj, në varësi të gjykimit të mjekut mund të përsëritet për tre vjet./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare