Pyet mjekun: Kam një gjëndër dhjamore në kofshë…

Më ka dalë një gjëndër dhjamore në kofshë, më dhemb dhe më kruhet. Çfarë të bëj?

Përgjigjet Blerta Gjoni, mjeke dermatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3 në kryeqytet

Gjëndrat dhjamore janë grumbullime lokale të inkapsuluara nën lëkurë. Njihen ndryshe edhe si ciste sebacea ose lipoma. Zakonisht janë të parrezikshme dhe nuk shoqërohem me ndonjë komplikacion, veç çështjes estetike e cila mund të jetë problem kur rriten shumë. Megjithatë, ka raste kur mund të shoqërohet edhe me pak kruarje ose dhimbje gjatë fazës së rritjes.

Diferencën e këtyre diagnozave e vë mjeku specialist, i cili e orienton gjithashtu se ku duhet ta bëjë ndërhyrjen, pasi siç dihet lipomat trajtohen vetëm nëpërmjet kirurgjisë.

E theksoj, jo vetëm në rastin e lipomave, por ndaj çdo gjëje të dukshme mbi lëkurë, nuk duhet treguar indiferencë, prandaj sa më parë një vizitë me mjekun specialist./ Shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës