Pyet mjekun: Kam probleme me ciklin menstrual…

Përshëndetje! Kam një shqetësim në lidhje me ciklin menstrual. Herën e fundit kam patur shumë pak menstruacione, dhe kjo vetëm gjatë kohës kur urinoja. Pjesa tjetër e ditës kalonte shumë pastër. Kjo ka zgjatur 4-5 ditë. Theksoj se nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.

Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në kryeqytet.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në çrregullimet e ciklit menstrual. Kemi faktorë natyror dhe faktor mjeksorë.

Cili menstrual mund të ndryshojë si pasojë e ndonjë situate stresuese që kalon femra, nga rënia ose shtimi i shpejtë në peshë, ndryshimi i klimës etj, por mund të jetë edhe për shkaqe shëndetësore si për shembull, infeksionet e ndryshme, tiroidet, miomat, polipet, apo edhe ndonjë kist në vezore.

Në qoftë se kjo ndodh për herë të parë, nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por nëse përsëritet, do të të këshilloja një eko gjinekologjike për të përjashtuar çdo problem të mundshëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë