Pyet mjekun: Marrëdhënia seksuale zgjat shumë pak, ç’të bëj?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Fb: Gazeta Shendeti

Ju përgëzoj për punën e mirë që po bëni. Kam një problem që më shqetëson shumë. Dua të them që eksitohem shpejt, prishem për rreth 30-40 sekonda. Nuk kam një marrëdhënie seksuale që të zgjasë stres seksi marredhenietshumë. Kjo gjë më shqetëson shumë. Kam dëshirë të madhe për seks, po ja që nuk zgjat. A mund të më ndihmoni? Ju faleminderit!

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku androlog, Evin Dani

Një nga problemet që i shqetëson meshkujt, është edhe ai që quhet ejakulacioni i shpejtë. Ky çrregullim prek 30% të meshkujve. Do të quajmë ejakulacion të shpejtë nëse një mashkulli i vjen momenti i derdhjes 30 sekonda pas penetrimit. Për fat të mirë, ekzistojnë skema mjekimi të cilat mund ta normalizojnë gjendjen. Këto skema do t’i jepen pacientit vetëm pas konsultës me mjekun specialist, androlog, pasi është i nevojshëm një informacion më i gjerë, si: mosha, gjendja fizike etj.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti