Qëlloi gjinekologun me armë pak pasi gruaja lindi foshnjën

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Saudi

 

Policia saudite ka arrestuar një burrë pasi qëlloi me armë një gjinekolog, i cili asistoi në lindjen e fëmijës së tij. Mediat saudite bëjnë të ditur se i dyshuari ishte nervozuar se spitali kishte lejuar që një doktor mashkull të trajtonte bashkëshorten e tij gjatë lindjes.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se ishte nxehur sepse doktori kishte parë gruan e tij zhveshur. Ai kishte kërkuar më parë që një gjinekologe të asistonte në lindjen e fëmijës.

Burri e kishte takuar doktorin me pretekstin për ta falënderuar që ndihmoi bashkëshorten në lindjen e fëmijës. Por, pasi e takoi në oborrin e spitalit, burri kishte nxjerrë armën dhe e kishte qëlluar doktorin. Pas gjuajtjes, burri është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa doktori ishte në gjendje të rëndë. Ai iu nënshtrua menjëherë një operacioni dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet