Rast i rrallë/ Gruaja bëhet nënë për herë të parë në moshën 61-vjeçare

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një grua nga Italia ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Maria Rosaria Veneruso lindi të hënën pasdite një djalë të shëndetshëm pas një shtatzënie normale, raportojnë mediat italiane. Znj. Veneruso dhe bashkëshorti i saj Enzo janë bërë për herë të parë prindër të një djali që e kanë quajtur Elia Francesco. Vogëlushi Elias me peshë 3.5 kg dha gjatësi 50 cm ka ardhur në jetë në një spital në komunën Castel Volturno, në pjesën jugperëndimore të Italisë.maria-rosaria-veneruso

“Më është realizuar ëndrra”, është shprehur ajo për mediat lokale. “E ardhmja nuk më tremb”.

Mediat italiane raportojnë se znj. Veneruso nuk i është nënshtruar terapisë in-vitro për të ngelur shtatzënë, por ka pasur një shtatzëni natyrale. Ky fakt është kundërshtuar nga ekspertët britanikë, të cilët thonë se është e pamundur që një grua të ngelet shtatzënë në këtë moshë pa dhurimin e një veze.

“Mrekullitë ndodhin, por është e pamundur që një grua të ngelet shtatzënë në mënyrë natyrale në moshën 61-vjeçare”, ka thënë për Daily Mail dr. Leila Hanna, obstetër gjinekologe tek një klinikë në Britani.

Ndërsa mjeku që ka asistuar në lindjen e gruas thotë se nuk ka pasur asnjë problem gjatë shtatzënisë.

“Ishte një shtatzëni e mbarë”, ka treguar ai.

Sipas tij, znj. Veneruso ka qenë në gjendje të mirë fizike dhe ushtrohej rregullisht gjatë shtatzënisë.

Në fillim të këtij viti, një 70-vjeçare nga India solli në jetë një djalë pas një trajtimi 2-vjeçar me metodën IFV në një klinikë fertiliteti në shtetin verior Haryana (lexo këtu).

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?