Receta e jetëgjatësisë e përgatitur nga 95-vjeçari, ja çfarë ju nevojitet!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

mjaltGeorgi Todorov, një 95-vjeçar, bletar i vjetër nga Bullgaria gëzon shëndet shumë të mirë dhe është tepër energjik gjatë gjithë ditës në punën e tij. Ai zbulon sekretin e tij i cili bazohet në 3 përbërës të thjeshtë natyralë.

Ja çfarë ju duhet:

  • 1 kg mjaltë
  • 1 kg limon
  • 200 gram polen blete

Hidhni lëng limoni mbi polen, në mënyrë që të shpërndahet. Pastaj, përzieni lëngun dhe polenin me mjaltë. Lereni përzierjen për 24 orë.

Shtoni 250-300 gram tahini (fara susami) dhe përziejeni mirë. Sipas dëshirës mund të shtoni dy shkopinj kanellë për të pasuruar shijen.

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe një lugë gjelle uthull molle. Pasi ta përzieni mirë konsumoheni 30 deri në 60 minuta përpara se të hani mëngjes dhe në mbrëmje.

Bletet janë të vetmet insekte që prodhojnë ushqim i cili konsumohet nga njerëzit. Mjalti është ushqim që përmban substanca të shëndetshme dhe ushqyese si: enzima, vitamina, minerale, dhe ujë.

Burimi: http://www.healthadvisor-team.com

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit