Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Diabeti prek një numër të konsiderueshëm të njerëzve në botë dhe aktualisht 8 për qind e popullsisë amerikane është diagnostikuar me këtë sëmundje. Për më tepër, ky numër është në rritje në normë të paimagjinueshme dhe sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, gjatë 3 dekadave të fundit ka pasur një rritje prej 176 për qind, nga viti 1980 deri 2011. Megjithatë, trajtime efektive ekzistojnë tani, më shumë se kurrë dhe ka dëshmi se shumë bimë mesdhetare mund të bëjnë mrekulli.
Sipas hulumtuesve nga Shoqërisa Kimike Amerikane, rigoni dhe rozmarina pengojnë zhvillimin e një enzime, e njohur si dipeptidil peptidase IV. Kjo enzimë e veçantë ndihmon në sekretimin e insulinës, e cila është shumë e dobishme, si dhe proteina e njohur si fosfatazes tyrosine që ka rolin e vet në sinjalizimin e insulinës. Ky zbulim i ka çuar hulumtuesit të besojnë se këto barëra mund të trajtojnë dhe të parandalojnë diabetin. Ato janë të pasura me acid gal i cili ka veti anti-virale, anti-fungale, si dhe është antioksidant efektiv.
Burimi: http://healthyhomepage.com/shendeti.com.al


