Rreziku i ripërdorimit të shisheve plastike

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me temperaturat që vazhdojnë të rriten, duhet të konsumojmë sa më shumë ujë që të qëndrojmë të hidratuar. Por, nëse jeni nga ata personat që pëlqejnë të rimbushin shishet plastike çdo ditë, duhet të dini se po bëni më shumë dëme sesa të mira. Kjo ndodh sepse shishet plastike që ju vazhdoni t’i ripërdorni nuk janë bërë për t’u rimbushur – që do të thotë se ka mundësi që të lëshojnë kimikate dhe baktere të dëmshme.

Në veçanti shkencëtarët janë të shqetësuar në lidhje me substancën kimike Bisphenol A (BPA), që përdoret në prodhimin e plastikës dhe mendohet se mund të ndërhyjë tek hormonet e shëndetit riprodhues.

“Kimikate të caktuara, që gjenden tek shishet plastike, mund të kenë efekte në çdo sistem të trupit tonë”, paralajmëron dr. Marilyn Glenville.

“Ato mund të ndikojnë në ovulim dhe të rrisin rrezikun e çrregullimeve hormonale, si sindroma policistike e vezoreve, endometrioza dhe kanceri i gjirit, përveç gjërave të tjera.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit), i cili konfirmon se BPA ka fuqinë të migrojë tek pijet. Megjithatë, shkencëtarët sugjerojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore lidhur me ndikimin e kimikateve tek njerëzit.

“Shkenca nuk është plotësisht e qartë se si mund të ndikojnë kimikatet BPA tek njerëzit. BPA mund të imitojë hormonet dhe ndikojë tek sistemi endokrin i gjëndrave, që lëshojnë hormone përreth trupit.

Ekspertët që ndalojnë ripërdorimin e shisheve plastike sugjerojnë se ky mund të jetë një ndër faktorët në rritjen e rasteve të të sëmundjeve tke njerëzit, si rastet me kancer gjiri, sëmundje zemre apo defektet gjenitale në lindje.
Por jo vetëm kaq. Në një studim të kryer nga Treadmill Reviews, shkencëtarët testuan në laborator shishet e ujit pas përdorimit nga një atlet për një javë, dhe zbuluan se një numër i madh bakteresh kalonin 900 mijë njësi formimi koloni për cm katror (më shumë baktere se mesatarja e ndenjëses së tualetit).
Gjithashtu u gjet se 60% e mikrobeve në shishet e ujit ishin në gjendje të sëmurnin njerëzit.

Pra, çfarë duhet të bëni që të mos sëmureni?
E thjeshtë, mos i ripërdorni shishet plastike. Konsumojini lëngun që kanë dhe riciklojini. Një ide e mirë është dhe blerja e shisheve plastike pa BPA kur është e mundur, apo të zgjidhni një prej qelqi apo inoksi.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi