Rritet numri i virozave në spitalin rajonal të Peshkopisë, mjekët apel qytetarëve: Mos neglizhoni simptomat

Numri i rasteve me viroza është rritur ndjeshëm në Spitalin Rajonal të Dibrës, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve verore, kur shumë emigrantë kthehen për të kaluar kohë me familjet e tyre. Mjekët theksojnë se fluksi i shtuar i pacientëve është kryesisht shkaktuar nga infeksionet gastroenterite, të cilat prekin më shpesh fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas statistikave të spitalit, çdo ditë paraqiten mesatarisht 130 pacientë, prej të cilëve rreth 30 janë fëmijë dhe 100 të rritur. Mjekët shpjegojnë se simptomat kryesore janë temperatura e lartë, të vjellat dhe diarreja. Një pjesë e madhe e rasteve menaxhohen në urgjencë, ndërsa disa pacientë kanë nevojë për shtrim të gjatë në spital. Spitali Rajonal i Dibrës thekson se ka në dispozicion të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e këtyre rasteve.

Mjeket e spitalit u bën thirrje banorëve të zonës që të mos neglizhojnë simptomat e para dhe të kontaktojnë menjëherë mjekun e familjes për të marrë ndihmën e parë. Është thelbësore që të tregohet kujdes i shtuar gjatë temperaturave të larta, duke u siguruar që të konsumohen sa më shumë lëngje për të shmangur dehidrimin.

Për fat të mirë, spitali nuk ka pasur mungesa të personelit mjekësor. Të gjitha rastet që janë cilësuar si emergjente, dhe që nuk mund të trajtoheshin në Dibër, janë transportuar drejt Tiranës me anë të flotës së autoambulancave ose me helikopter, duke siguruar kështu trajtimin e nevojshëm për çdo pacient.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha