Rukola/ Arsyet pse duhet të konsumoni çdo ditë

Rukola, hithra dhe lulerradhiqja janë tre barishte fantastike për shëndetin, të cilat veç shijes së hidhur kanë të përbashkët edhe shumë vlera të tjera. Të treja këto barishte të egra pastrojnë gjakun, ulin tensionin e gjakut, parandalojnë aneminë dhe ulin kolesterolin. Ato përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Për më tepër, këto barishte njihen si aleate të shëndetit të mëlçisë sepse e detoksifikojnë atë dhe përmirësojnë funksionet e saj.

Në vecanti Rukola, ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët.

Rukolën, e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe me gjethe të mëdha. Por vlerat i kanë të njëjta, pavarësisht formës së gjetheve.  Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, ajo përmban tetë herë më shumë kalcium dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile. Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit