Sa ndikojnë çrregullimet e ciklit në mbetjen shtatzënë të gruas?

Nga mjekja Silvana Çeliku

Të gjitha problemet e çrregullimit të ciklit kanë shumë arsye dhe shkaqe. Cikli nuk është gjithmonë i rregullt dhe fiks. Thuhet në literaturë se duhet të jetë çdo 28 ditë, por nuk është rregull absolut. Në mjekësi nuk ka rregulla absolute. Çdo femër ka aborti shtatzenendërtimin e veçantë të organit të saj dhe në përgjithësi të organizmit të saj, ndaj themi që çdo person është një individ që nuk ka lidhje me një individ tjetër.

Dy veta nuk i gjen dot njësoj. Kjo bën që edhe personin ta shikosh si një individ krejt të veçantë.

Edhe cikli menstrual nuk është i njëjtë tek të gjitha femrat. Ka cikle që janë 3-javore. Shpesh vijnë femra dhe ankohen që u vjen cikli 2 herë në muaj. Por shumë nga këto femra nuk e dinë saktësisht sesi matet cikli. Cikli matet nga dita e parë e njërit cikël, tek dita e parë e ciklit tjetër. Dhe jo siç ndodh rëndom që i masin ditët nga dita e e fundit në ditën  e parë. Deri në 3 javë quhet cikël normal. Megjithatë, mund të vijnë edhe 1 javë përpara apo një javë mbrapa. Një muaj mund ta kesh 28 ditë, një muaj 30 ditë. Rrallë gjen femra që ciklin ta kenë të përcaktuar 28 ditë.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë