Së shpejti aplikimet e reja – Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do të jenë të hapura gjatë gjithë verës

 

Kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë verës, për të pritur të vegjlit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, garanton se shërbimi do të jetë maksimal.

Seferi: “Në mënyrën më absolute çdo kopsht do të jetë i hapur dhe dhënia e lejeve do të bëhet në përpjesëtim me numrin e fëmijëve që do të ketë kopshti të regjistruar. Nuk do të ndërpritet për asnjë ditë shërbimi, nuk do të ketë asnjë lloj mangësie qoftë në standarde qoftë në furnizime me ushqime”.

Nga data 12 qershor, pranë çerdheve të Tiranës do të nisin regjistrimet e reja të fëmijëve për në shtator.

Drejtorja e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, bën të ditur fluksi i kërkesave është i madh, për 1 vend ka deri në 15 kërkesa.

Beqiri: “Çerdhet dhe kopshtet do jenë hapur gjatë gjithë verës. Ritmi do të jetë i njëjtë, cilësia e shërbimit do të jetë e njëjtë. Regjistrimet e reja fillojnë në datën 12 qershor në ambientet e çerdheve. Në prani të një komisioni do fillojë procedura e aplikimeve. Një javë do jetë e hapur procedura e aplikimeve”.

Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për çerdhet publike, Beqiri sqaron se cilët fëmijë do regjistrohen me prioritet.

Beqiri: “Sot në çerdhet e Tiranës për një vend janë 10-15 kërkesa për frekuentim. Do t’u japim gjithmonë prioritet fëmijëve që i kanë prindërit të punësuar në shtet apo në biznesin privat, fëmijëve që janë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, fëmijëve që janë të prindërve me aftësi të kufizuara apo vetë fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijëve që janë të nënave kryefamiljare apo të nënave të veja”.

Çdo ditë, rreth 2600-2700 fëmijë frekuentojnë çerdhet publike të Tiranës.

 Burimi: Ora News / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare
Situatë kritike në çerdhe e kopshte, kompromiset po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve
Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht
Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve
Trajnim me grupin e monitorimit dhe partnerët e projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”
Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”