Sekretet e borzilokut për shëndetin

Blerina Bombaj, dietologe

Kjo erz verore, me nje shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë, duket se ka vlera ashtu sikurse populli ka besuar kahera. Borziloku është i pasur në flavanoide – substanca bimore të cilat kanë potencial të lartë antioksidues dhe antiinflamator. Në sajë të kësaj force, arrihet të  shihet efekti mbrojtës ndaj dëmtimeve të kromozomeve nga rrezatimi dhe nga oksigjeni reaktiv. Një studim rishikues*, i publikuar në revistën Nutrition and Cancer në 2013, investigoi efektet e mundshme të borzilokut në trajtimin e kancerit. Ai rezultoi se borziloku, në sajë të përmbajtjes në përbërës bioaktiv si eugenol-i, acidi rosmarinik, apigenin-a, myretenal-i, luteolin-a, β-sitosterol-i, dhe acidi karnosik, mund të luajë rol mbrojtës kundër kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive, sipas të dhënave në eksperimente laboratorike.
Kjo duket se arrihet në sajë të veprimtarisë antioksiduese, e cila provokon vdekjen e qelizës dhe ndryshon shprehjen në nivel genesh.

Efektet Anti-plakje

Studimet vërtetojnë atë çka popujt kanë besuar dhe praktikuar në shekuj. Borziloku mbron qelizat e mëlçisë, zemrës dhe trurit nga dëmtimet që shkaktojne radikalet e lira.

Efekte të tjera të dobishme

  • Qetëson ënjtjet dhe ul inflamacionin, efekte të vërtetuara në studim klinik ku u krahasua efekti i borzilokut me një grup kontrolli, i cili ishte nën trajtim me medikamentet klasike.
  • Posedon veti antibakteriale në sajë të vajrave volatile që përmban, veçanërisht për bakteret Listeria monocytogenes,Staphylococcus aureus, Escherichia coliO157:H7, Yersinia enterocolitica, dhe Pseudomonas aeruginosa. Një arsye më shumë përse të përdorni salcë borziloku në sallatat tuaja.
  • Ofron një kokteil të shkëlqyer ushqyes për qelizat që ndërtojnë enët e gjakut, si vitamina A dhe Magnezi.
  • Dhe së fundmi, ofron shije të pakrahasueshme për gatimet tuaja.

Përdorimi i borzilokut

Përdorimi më i famshëm i borzilokut është në recetën klasike italiane “pesto Genovese”, e cila i veçanërisht jep makaronave një shije unike, kundërmuese , tepër të pëlqyeshme .

Por, borziloku mund të përdoret edhe në shumë gatime të tjera, të cilat kanë për bazë domaten, si dhe në pije freskuese.

Si ta ruani borzilokun edhe në dimër?

Salca e borzilokut, e përgatitur me vaj ulliri, pak kripe & piper, pak djathë parmixhano dhe stika pishe, mund të ruhet për deri në 10 muaj në ngrirje. Mund ta hidhni salcën në kallëpe të akujve dhe t’i përdorni ato në supa, salca si dhe për brusketa.

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe