Sekretet e grave japoneze

Femrat japoneze shquhen për trupin elegant dhe linjat e rregullta. Ne ju sjellim 7 “sekrete” që ato praktikojnë për të qenë gjithmonë në formë dhe sigurisht në një peshë ideale.

gatim japonezUshqimi i bazuar në peshk, sojë, oriz, perime dhe fruta: Një vakt i gatuar në një shtëpi japoneze është çelësi i suksesit. Harrojini ushqimet e restoranteve. Një vakt tradicional në Japoni zakonisht përbëhet nga disa peshq të pjekur në sgarë, pak oriz, perime dhe një tas me supë. Çaj jeshil dhe frutat përdoren për ëmbëlsirë.

Porcione të vogla: A keni vënë re se ushqimi që merrni në restorant japonez vjen në porcione të vogla, të këndshme për syrin dhe pavarësisht kësaj ju ndjeheni të ngopur. Prezantimi është i rëndësishëm në Japoni dhe rregulli në pjatë gjithashtu.

Gjëra të tjera që ju ndihmojnë të hani më pak, përfshijnë:

  • Pjata që nuk janë mbushur plotësisht.
  • Ushqimi është i rregulluar në një mënyrë që ju bën të ndaloni ngrënien, për të shijuar elementet e tij estetike.
  • Ndaloni së ngrëni pa u ngopur plotësisht.

Gatime të lehta: Ushqime të ziera kryesisht. Gjithashtu, ata përdorin ushqime të freskëta.

Jo bukë, vetëm oriz: Në vend të bukës, shërbehet oriz në çdo vakt.

Mëngjesi: Në Japoni, mëngjesi është konsideruar si një vakt i rëndësishëm. Shpesh shërbehet një tas me supë.

Shumëllojshmëri ushqimesh: Gratë japoneze konsumojnë një shumëllojshmëri ushqimesh, pa u shqetësuar. Gjithashtu, të qenët sa më shumë aktive është pjesë e rutinës të tyre të përditshme./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet