Shenjat që jep trupi kur ka mungesë proteinash

Proteinat janë një nga elementet më të rëndësishme që duhet të merrni në sasinë e rekomanduar çdo ditë në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të mos sëmureni.

Sipas ekspertëve, burrat dhe gratë duhet të hanë minimalisht 8 gram proteina për çdo kilogram të masës trupore, nëse jeni të angazhuar me aktivitet sportiv duhet të shtoni dozën e proteinave.

Këtu janë disa nga shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë proteinash:

Stres i vazhdueshëm: mungesa e proteinave ndikon në sistemin nervor dhe imunitar dhe për pasojë keni më shumë stres.

Flokë dhe thonj të brishtë: proteinat janë thelbësore për shëndetin e flokëve dhe thonjve. Nëse ju bien flokët, ju ka humbur shkëlqimi apo ju thyhen thonjtë do të thotë se nuk keni konsumuar mjaftueshëm proteina.

Rënie e masës muskulare: proteinat janë një nga elementet më thelbësore në formimin e muskujve.

Ndiheni të pafuqishëm: proteinat ju mbajnë të ngopur dhe nëse nuk konsumoni dozën e rekomanduar çdo ditë, do të ndiheni të këputur dhe të lodhur.

Simptoma të tjera përfshijnë:

-Humbja e flokëve

 

-Sëmundja e mëlçisë

 

-Humbja e masës muskulore

 

-Infeksione të shumta

/ Burimi: Health

 

Postime të ngjashme

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025