Sherebela (SALVIA SPP), bima që shëron plagët dhe rrit jetëgjatësinë

Hysni Dankshi, Mjek alternativ

Tradicionalisht është përdorur në mjekësinë popullore si bimë, e cila lidhet me jetëgjatësinë dhe rregullon rënien e kujtesës në pleqëri.

sherebelPërbërësit: Vajra esencialë, diterpenë, taninë, resin, flavonodie, saponinë, vitamin E.

Veprimi: Shëruese e plagëve, astrigente, antiseptike, relakson vazat e gjakut në periferi, ul djersitjen, pakëson pështymën dhe daljen e qumështit, stimulon mitrën, ul nivelin e sheqernave në gjak.

Pjesët që përdoren: Gjethet kanë një veprim specific mbi gojën dhe fytin, prandaj mund të përdoren për të bërë gargara dhe shpëlarje të gojës. Në sajë të përmbajtjes me fitoestrogjenë janë të dobishme në menopauzë dhe kur duhet të ndërpritet gjiri i fëmijës. Sherebela është një antioksidues i fuqishëm dhe përdoret për të ulur shenjat e plakjes, sidromën e Alcajmerit.

Gjethet e freskëta janë një stimulus i mirë i tretjes.

Rrënja përdoren për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të ndihmuar atje ku qarkullimi qarkullimi është i vështirë si p.sh angina pektoriz (dhimbje në zonën e kraharorit që paraprin infarktin e miokardit.)
Përdorimi: Çaji i gjetheve merret për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të ndihmuar tretjen. Shton qumështin tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe ul djersitjet natën tek gratë në menopauzë.

Tinktura përdoret për problemet që sjell menopauza. Merret dhe për të ulur proshimiin e pështymës në sëmundjen e parkinsonit.
Kremi përdoret sidomos për të trajtuar gërvishtjet, pickimet e insekteve dhe infeksione të ndryshme.

Gargara ose shpëlarja: përdoret një çaj i holluar për bajamet e pezmatuara, ulcera të gojës, fyt i irrituar dhe për mishrat e dhëmbëve.
Dekokti i rrënjës merret për dhimbjet e periodave, gjithashtu dhe për dhimbjen e gjoksit, si dhe probleme me koronaret.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit