Shihni në ëndërr sikur po ju bien dhëmbët? Një domethënie e rëndësishme fshihet pas saj

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Shikoni shpesh në ëndërr sikur po ju bien ose thyhen dhëmbët? Kjo ëndërr, që njerëzit zakonisht e mbajnë mend, mund të tregojë diçka të rëndësishme për jetën tuaj, veçanërisht për shëndetin.

Domethënia më e rëndësishme që fshihet pas kësaj ëndrre është se nuk po kujdeseni për veten dhe jeni të vetëdijshëm për këtë. Kur ju bien ose thyhen dhëmbët, ju pengojnë që të flisni apo hani normalisht. Truri po përpiqet t’ju tregojë se duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Mund të jetë gjithashtu një shenjë e frikës se po plakeni. Nëse keni pasur së fundmi një ndodhi të rëndësishme, mund të mendoni rreth jetës suaj në përgjithësi. Nëse ideja e plakjes ju bën nervoz, mund të ngelet në mendje kur flini dhe shikoni kështu ëndrrash.

Ëndrra sikur po ju bien dhëmbët mund të jetë gjithashtu një shenjë se duhet të keni një person në jetën tuaj ku mund të mbështetni. Mund të mos e kuptoni, por, nëse nuk keni një person në jetën tuaj që kujdeset për ju, thellë thellë keni një dëshirë të madhe për ta pasur.

Siç mund ta shikoni, ka disa mënyra interpretimi për këtë ëndërr. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kujdeseni për veten, të ushqeheni shëndetshëm, të flini mjaftueshëm dhe të bëni një jetesë normale. Sapo t’i rregulloni këto gjëra në jetën tuaj, edhe ëndrrat do të zhduken.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres