Shkaqet më të zakonshme që çojnë në infeksion të traktit urinar dhe si t’i parandaloni

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas një studimi të fundit nga “Fondacioni Kombëtar i Sëmundjeve të Veshkave” në SHBA, thuhej se 1 në 5 gra vuante nga infeksionet e traktit urinar.

Ja disa nga shkaqet më të zakonshme që ndikojnë në shfaqjen e këtyre infeksioneve:

infeksione urinarePecetat mujore: nëse nuk i ndërroni pecetat mujore apo tamponat çdo 1-2 orë, atëherë akumulimi i baktereve do të jetë më i lehtë. Zgjidhni peceta mujore të pambukta, pasi materialet e tjera çojnë në formim të infeksioneve urinare.

Uji: dehidratimi është një nga shkaqet më të zakonshme të infeksioneve të traktit urinar, sidomos gjatë verës. Pini rreth 2 litra ujë në ditë për të parandaluar shfaqjen e këtyre infeksioneve.

Mos e mbani urinën: mbajtja e urinës çon në akumulimin e baktereve në fshikëz.

Diabeti: njerëzit që vuajnë nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut nxjerrin një sasi të konsiderueshme sheqeri, kjo gjë çon në një “mjedis” të dashur për akumulimin e baktereve.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës