Shkaqet, simptomat, parandalimi dhe trajtimi i ulcerave të gojës përmes metodave natyrale

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ulcerat e gojës janë plagë të vogla, por shumë të dhimbshme, të cilat formohen në mukozën e gojës. Ato mund të jenë të bardha, gri ose të verdha dhe mund të shfaqet një ose disa. Zakonisht këto ulcera shfaqen në brendësi të buzës, jashtë saj ose në skajet e brendshme të buzës. Shkaqet e shfaqjes së këtyre ulcerave mund të jenë: imuniteti i dobët, prirja gjenetike, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, problemet e tretjes, mbindjeshmëria ndaj ushqimeve të caktuara, lëndimet etj.

Përveç këtyre, ulcerat e gojës mund të formohen edhe si shkak i sëmundjeve të ndryshme, si: sëmundjet e lëkurës, sëmundjet e sistemit tretës, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe sëmundjet e indit lidhor si rezultat i leucemisë, kimioterapisë apo rrezatimit. Këto ulcera krijojnë rrënjë, çka do të thotë se megjithëse mund të zhduken për një periudhë kohore, ato shfaqen përsëri.

ulcera e gojesTë dhënat statistikore tregojnë se nga ulcerat vuajnë rreth një e pesta e popullsisë dhe rreth 60% e njerëzve kanë pasur ulcera, zakonisht rreth gojës, të paktën një herë në vit. Sipas të dhënave statistikore, shumica e problemeve me ulcerat shihen në mesin e të rinjve nga mosha 20-40 vjeç, veçanërisht tek femrat (85%).

Ulcera është zakonisht në forma rrethore, në madhësi të ndryshme dhe fillimisht shfaqet në ngjyrë të kuqe të përflakur.

Këto plagë bëhen shumë të dhimbshme dhe kjo dhimbje mund të përforcohet në momentin kur flisni, përtypeni apo lëvizni muskujt e fytyrës. Ato shfaqen papritmas dhe në një rend të tillë: siklet, djegie, skuqje, dhimbje dhe enjtje. Këto plagë rriten gradualisht dhe kohëzgjatja e tyre varion nga 3 – 30 ditë. Sipmtomat e dhimbjeve më të forta zgjasin disa ditë, zakonisht nga 4 – 10 ditë.

Parandalimi më i mirë i ulcerave është: forcimi i sistemit imunitar, konsumimi i një diete të shëndetshme me shumë vitamina e minerale, gjumi i mjaftueshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik.

Ushqimet më të mira për parandalimin dhe trajtimin e tyre janë qepa dhe hudhra, si dhe shpërlarja e gojës me ujë të ftohtë me kripë. Gjithashtu, këto ulcera mund të trajtohen edhe me vajra esencialë, si: vaj livandoje, vaj limoni etj. Mund t’i lyeni  ulcerat e dala me këto vajra esencialë.

Është e këshillueshmë të shmangen ushqimet pikante, të nxehta dhe me shumë erëza gjatë kohës që ju janë shfaqur ulcerat e gojës, sepse këto ushqime i acarojnë ato dhe nuk lejojnë shërimin e tyre. Mos përdorni as pastë dhëmbësh me sulfate sodiumi gjatë kohës kur keni ulcera./ Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele