Shkenca: Udhëtimet me miqtë rrisin jetëgjatësinë dhe ulin presionin e gjakut

Shkenca ka vërtetuar se udhëtimi me miqtë është i mirë për shëndetin e njeriut, e cila rrit jetëgjatësinë dhe ul presionin e gjakut.
Të gjithë ne mundohemi dhe duam të investojmë mbi shëndetin tonë duke ditur rëndësinë e tij, por shpesh duket se nuk bëjmë zgjedhjet e duhura dhe në këtë mënyrë nuk marrim rezultatet e dëshiruara.

Shpesh mendojmë se të kujdesesh për shëndetin tënd nënkupton të shkosh në palestër apo të ushqehesh shëndetshëm, por ka më shumë se kaq.

Shkenca ka vërtetuar se udhëtimi me miqtë është një ndër mënyrat më direkte që ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut, e cila rrit jetëgjatësinë dhe ul presionin e gjakut.

Kjo për arsye se ata janë njerëzit më të lehtë me të cilët mund të udhëtoni.

Sipas një raporti të Southern Living, udhëtimi me miqtë rrit jetëgjatësinë, kështu që nëse arrini 90-vjeç, ju e dini se kë të falënderoni.

Gjithashtu, udhëtimi me miqtë më të mirë mund t’ju ndihmojë të duroni më shumë dhimbjen fizike.

Sipas shkencës, kalimi i kohës me miqtë rrit nivelet e oksitocinës. Oksitocina është hormoni që trupi ynë lëshon kur jemi të lumtur. Një rritje në këtë hormon mund t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur, më të sigurt dhe më bujarë.

Burimi:Shqiptarja.com

 

 

Postime të ngjashme

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Studim i ri: Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar