Shtrembërimi i penisit, cilat janë simptomat dhe faktorët e rrezikut?

penis

Përgjigjja nga andrologu Evin Dani:

Simptomat

  • Shenja, plagë që shoqërojnë sëmundjen e peironit mund të ndihen nën lëkurën e penisit.
  • Përkulje domethënëse e penisit: penisi juaj mund të përkulet lart, poshtë ose në njërën anë. Në disa raste penisi i “ngrehur” mund të ketë një formë si “orë rëre”.
  • Probleme me ereksionin: sëmundja e peironit mund të shkaktojë probleme me ereksionin ose vështirësi në ereksion.
  • Shkurtim i penisit: penisi juaj mund të bëhet më i shkurtër si pasojë e sëmundjes së peironit.
  • Dhimbje: mund të keni dhimbje gjatë ereksionit, vetëm gjatë orgazmës ose çdo herë që prekni penisin tuaj.

Faktorët e rrezikut

  • Trashëgimia: nëse babai apo vëllai kanë vuajtur nga kjo sëmundje, ju keni një rrezik të lartë për t’u prekur gjithashtu
  • Probleme me indet lidhëse: meshkujt që kanë probleme me indet lidhëse janë të prirur të kenë një rrezik më të lartë për këtë sëmundje.
  • Mosha: rreziku për sëmundjen e peironit rritet me rritjen e moshës. Ndryshimet e lidhura me moshën në inde mund të bëjnë që të dëmtohen më lehtë dhe të shoërohen më me vështirësi.
  • Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë janë problemet shëndetësore, duhanpirja dhe disa lloje ndërhyrjesh kirurgjikale të prostatës.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë