Si mund të trajtohen venat e zgjeruara me barna popullore

Ju  lutem, a mund të më thoni se çfarë bari popullor mund të përdor për venat e zgjeruara?

Përgjigjet Elida Mici, kirurge flebologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz. Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk dihet, por ekzistojnë një sërë faktorësh favorizues, siç janë përdorimi i gjatë i barnave, trashëgimia, mbajtja e peshave të rënda, obeziteti, qëndrimet e gjata në këmbë, takat e larta, rripi i shtrënguar në mes etj. Komplikacionet më të shpeshta janë: dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e vakorizuar etj.

Variçet nuk hiqen me pomada në përbërjen e të cilave janë preparatet me korrigjime bimore (gështenja e egër, fletët e rrushit të kuq etj). Ato përmirësojnë klinikën e variçeve dhe qetësojnë dhimbjet por nuk i zhdukin ato.

Variçet kërkojnë ndërhyrje dhe metodat për trajtimin e insufiçenës së venave të varikozuara janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri dhe radiofrekuenca./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës