Kryefaqja Aktualitet Si po keqmenaxhohen paratë e ilaçeve të sëmundjeve të rënda

Si po keqmenaxhohen paratë e ilaçeve të sëmundjeve të rënda

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Jo çdokujt i kujtohet protesta që shoqata Together for life ka bërë për fëmijët me sëmundje të rënda, përballë shërbimit të Pediatrisë, në vitin 2016.

https://shendeti.com.al/dua-te-jetoj-femijet-me-leucemi-ne-lufte-me-jeten-shteti-i-braktis/

https://shendeti.com.al/skandali-onkohematologjia-klinikisht-e-vdekur-familjaret-paguajme-miliona-leke-per-nje-kimio/

“Thirr për fëmijët me kancer” u organizua në bashkëpunim me prindërit, me qëllim ushtrimin e presionit për sigurimin e medikamenteve për fëmijët e sëmurë me kancer, sipas legjislacionit në fuqi.

https://shendeti.com.al/familjaret-kemi-frike-te-denoncojme-mungesat-e-ilaceve-bardhi-mjekimi-e-drejte-ligjore/

Një ndër medikamentet kryesore, që mungonte asokohe ishte dhe L-asparaginaza.

https://shendeti.com.al/hetim-administrativ-mbi-diskriminimin-e-femijeve-te-semure-me-leucemi-tfl-dhe-kshh-vene-ne-levizje-komisionerin/

Menjëherë pas protestës së Together for life, reagoi dhe vetë administrata e QSUT-së e cila shprehej se “me gjithë përpjekjet e vazhdueshme dhe fondin e vendosur në dispozicion në dy vitet e fundit, procedurat e zhvilluara për prokurimin e barit L-Asparaginase për vitet 2015-2016 kanë dështuar në mënyrë të përsëritur për shkak të mospjesëmarrjes në garë të asnjë prej kompanive farmaceutike që e tregtojnë këtë bar”. Megjithatë, pas presionit të vazhdueshëm të Shoqatës Together for life dhe Gazetës Shëndet plus, Ministria e Shëndetësisë, siguroi një zgjidhje duke premtuar që ky bar nuk do të mungonte më asnjëherë.

Por, çfarë po ndodh sot?!

Raporti i fundit i Kontrollit te Lartë të Shtetit tregon një situatë krejt tjetër, por sërish dëshpëruese, ku këto barna merren pa asnjë planifikim, duke krijuar stok e për pasojë dhe skandenca në shifra të konsiderueshme. Tregues ky se paratë për medikamentet e sëmundjeve të rënda vazhdojnë të keqmenaxhohen.

Raporti i KLSH:

https://drive.google.com/file/d/1maDgRDCZ0zAqvLitfqzt4a-yQryCsw9Q/view?fbclid=IwAR0pRArWKJmDZOAzCIAhLAvcMdiWHmbzL8K0gwTjh7QVJz6CgTLn_A8UezM

Në listën e kërkesave për barna nga QSUT, janë planifikuar 1.926 flakonë L-asparaginaze për vitin 2019/20, me vlerë 16.120.620 lekë. Sasia e madhe e planifikuar e këtij bari ishte shtysa e parë për grupin auditues për të vlerësuar gjithë ecurinë e tij, duke nisur nga sasia e planifikuar, sasia e lëvruar e deri tek sasia e konsumuar nga shërbimet që kanë kërkuar këtë medikament.

Paraprakisht, gjatë studimit të evidencës të marrë qysh në fazën e përgatitjes së programit të auditimit, evidentuam që ky bar bënte pjesë në stokun e barnave të skaduara për vitin 2018, fakt që na shtyu dhe më tej, për të bërë një vlerësim të plotë të te gjithë ecurisë së tij.

Për të qartësuar hipotezën e ngritur, nëse kemi të bëjmë me një planifikim të gabuar si rrjedhojë e kërkesave të paraqitura nga shefat e shërbimeve apo me një planifikim rutinor vjetor që nuk pasqyron saktë sasinë e konsumuar të barnave në vite nga shërbimet…

Për këtë arsye, grupi auditues iu drejtuam QSUT me pyetjet e mëposhtme:

 A pasqyron sasia e planifikuar prej 1.926 flakon L-asparaginaza nevojën reale të shërbimit për këtë bar për vitin 2019/20?

 Sa ka qenë kërkesa nga shërbimi për këtë bar, për vitin 2016/17/18?

 Sa ka qenë konsumi vjetor për këtë bar për vitet 2016/17/18 nga shërbimi?

 A ka raste që ky bar të mos jetë përdorur nga shërbimi që e ka kërkuar?

 A rezulton ky bar në listën e barnave stok të skaduar?

QSUT në përgjigjen e dhënë, në mënyrë të përmbledhur pranonte faktin që sasia e kërkuar nga shërbimet për L-asparaginaze ishte e ekzagjeruar duke na vendosur në dispozicion shkresat  përkatëse të shefit të shërbimit të pediatrisë89, Prof. Dr. T.C dhe Prof. Dr. A.G.

Më tej, drejtori i shërbimit farmaceutik pohoi se gjatë vitit 2015-2018, nga këto dy shërbime, ka patur raste të mospërdorimit të këtij bari dhe si rezultat është krijuar një sasi stok e skaduar e këtij bari.

… ka një progresion në rritje të sasisë së furnizuar përgjatë vitit 2017, njëkohësisht do të duhej të kishim edhe një propocionalitet të njëjtë konsumi vjetor, por në fakt rezulton të jetë konsumuar një sasi e vogël prej 194 flakon L-asparaginaze… Në pikëpamjen statistikore kjo e dhënë tregon trendin në ruajtje të sasisë së konsumit të këtij bari në vite. Por ky fakt nuk është përdorur dhe marrë parasysh nga grupi i punës gjatë hartimit të listës së kërkesave për vitin 2017. Ku anëtarët e komisionit për planifikimin e barnave për vitin 2017 dhe konkretisht; znj. A.F, znj. N.S, znj. E.P, znj. M.Ç, znj. J.B, znj. M.Ç dhe z. D.B kanë planifikuar një sasi prej 500 flakonë asparaginaze duke mos marrë parasysh:

  1. gjendjen e këtij bari ne FQ,
  2. konsumin e tij ne tre vitet e fundit,
  3.  dhe duke u mos konsultuar me shefat e shërbimeve përkatëse për sasitë e kërkuara

Efekti i këtyre veprimeve është krijimi në vitin 2018 i një stoku prej 353 flakon asparaginaze të skaduar.

Si pasojë e planifikimit dhe menaxhimit jo të mirë përgjatë vitit 2018 kanë skaduar dhe janë gjendje në farmacinë qendrore të QSUT-së 353 flakonë L- asparaginaze me një vlerë 3.505.096,96 lekë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here