Si të arrini jetë aktive seksuale përmes ushqimeve, ja sekreti

Nuk ka asgjë më të mirë se një darkë romantike. “Ka disa vitamina dhe komponentë në ushqime që mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale”, thotë drejtori i Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Beverly Hills.

cift 60Këtu janë disa nga ushqimet që kanë qënë nxitësit më të mëdha të jetës seksuale ndër dekada.

Avokado: avokadot janë të pasura me yndyrna të pangopura, duke i bërë ato të mira për zemrën dhe arteriet si dhe nxites të fuqishëm të dëshirave seksuale. Çdo gjë që mban rrahjen e zemrës të forta ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut.

Bajamet: me kohë janë supozuar si ushqime për të rritur pasionin dhe për të ndihmuar fertilitetin. Bajamet janë lëndë ushqyese të pasura me minerale që janë të rëndësishme për shëndetin seksual dhe riprodhimin, të tilla si zink, selen dhe vitaminë E. “Zinku ndihmon në rritjen e epshit dhe dëshirës seksuale , “thotë Dr. Berman.

Luleshtrydhe:ngjyra e kuqe është e njohur si nxitëse e epshit dhe dëshirave seksuale. Një studim i vitit 2008 gjeti se burrat gjejnë gra më të bukura si partnere në qoftë se janë të veshur me të kuqe, në krahasim me burrat e veshur me ngjyra të ftohta si blu apo të gjelbër. Luleshtrydhet janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, një vitaminë B që ndihmon për të shmangur defektet e lindjes tek femrat.

Ushqimet e detit: midhjet njihen si nxitësit më të fuqishëm të dëshirave seksuale tek meshkujt dhe femrat. Por edhe lloje të tjera të ushqimeve të detit mund të veprojë si nxitës të epshit./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve