Për gazetën “Shëndet+”, doktori i shkencave mjekësore, Sami Galanxhi
Vaji i bajameve të ëmbla shfrytëzohet në farmaceutikë dhe kozmetike për të përgatitur kremra dhe pomadë të ndryshme për trajtimin e lëkurës në kozmetikë. Këto pomada kanë veti freskuese – ftohëse –
dëliruese – pastruese – elastike – ushqyese dhe shkëlqyese – rinuese – zbutëse dhe zbukuruese të lëkurës së fytyrës dhe të trupit.
Vaji i bajameve të ëmbla shfrytëzohet gjerësisht në kozmetikë si pomadë “maska kozmetike” përkundër lëkurës së thatë, të flashkët, të rrudhur, të plakur, të vishkur, 1-2 herë në ditë ose në 2-3 ditë. Lyejeni fytyrën me këtë vaj për të pasur lëkurë të mirë.
Për këtë qëllim në kozmetikë mund të shfrytëzohen edhe bërsitë – cipa e lëkurës së thelpinjve të bajames ose krundet e bajameve.
Meqenëse vaji i bajameve është deficitar dhe i shtrenjtë mund të zëvendësohet për të njëjtat qëllime edhe me vajrat e bimëve të tjera: vaji i pjeshkës, vaji i kajsisë, vaji i kumbullës.


