Kryefaqja Lajm kryesor Si të konsumoni më shumë peshk për një shëndet më të mirë...

Si të konsumoni më shumë peshk për një shëndet më të mirë pa rritur sasinë e mërkurit në trup

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Nëse doni të konsumoni një dietë të shëndetshme ushqimore, atëherë mendonit t’i shtoni asaj më shumë ushqime deti.

Sipas një studimi të Institutit të Ushqimeve në SHBA, 50% e njerëzve që konsumojnë ushqime deti e bëjnë këtë dy herë në muaj, në vend të dy – tre herë në javë siç është e rekomanduar nga ekspertët.

Ekspertët thonë se rritja e konsumimit të peshkut dhe midhjeve promovon një shëndet më të mirë të zemrës dhe redukton riskun për sëmundje kardiovaskulare.

Sipas nutricionistëve synimi juaj duhet të jetë rreth 250 gram ushqime deti në javë, që është rreth dy porcione.

Shumë ushqime të detit kanë një përbërje të lartë protinike dhe acidesh ynduror omega – 3, të cilët është vërtetuar se reduktojnë mpiksjet e gjakut që mund të shkaktojnë atak kardiak apo goditje cerebrale.

Sipas ekspertëve edhe pse mund të marrësh omega – 3 nga suplementet e vajit të peshkut, mënyra më e mirë për ta siguruar këtë acid yndyror është nëprmjet vetë peshkut.

Disa zgjedhje shumë të mira janë skumbri i Atlantikut, skumbri i Pacifikut, harenga, midhjet, sardelet, trofta dhe salmon ( si i freskët dhe i konservuar).

Disa lloje të tjera por që përmbajnë pak më pak acide yndyrore omega – 3 përfshijnë peshkun tuna (të freskët apo të konservuar), mustak, gaforre, karavidhe, karkaleca deti, tilapia, kallamar etj.

Por, diçka që duhet të keni gjithmonë parasysh është se konsumimi i shtuar i peshkut mund të shtojë riskun për përthithjen e më shumë mërkuri.

Për të reduktuar ekspozimin ndaj mërkurit, ekspertët rekomandojnë që të limitoni konsumimin disa lloje peshqish si peshkaqen, peshk shpatë,skumbri, marlin, peshk ton etj.

Burimi: KomoNews

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here