Si të kuroni dhimbjen e kokës me këtë përbërës natyral!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

akull per fytyrenTë gjithë kemi probleme me dhimbjen e kokës dhe menjëherë priremi drejt konsumimit të pilulave për të shpëtuar prej saj.

Jo të gjitha dhimbjet e kokës kërkojnë kujdes mjekësor. Ndonjëherë është mirë të provoni disa mënyra natyrore për lehtësim të menjëhershëm. Llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës janë: dhimbje koke për shkak të tensionit dhe për shkak të migrenës.

Metoda me akull: është rekomanduar nga Dr. Lawrence Robbins dhe Dr. Fred Seftel, bashkë-themeluesi i Qendrës për dhimbje koke në Stamford.

Tek dhimbjet akute, ajo sjell lehtësim të menjëhershëm, zbut presionin e enëve të gjakut, duke bllokuar transmetimin e dhimbjes në tru dhe uljen e normës metabolike, e cila redukton tkurrjen e muskujve.

Mbështillni kubat e akullit në një peshqir të hollë dhe vendosini tek vendi ku keni dhimbje. Mbajeni akullin për pak kohë, hiqni atë dhe vendoseni përsëri pak më vonë. Kjo procedurë nuk duhet të përdoret për më shumë se 20 minuta.

Burimi: http://goodmorningcenter.com/

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve