Si të kuroni parazitët e zorrëve përmes mjekësisë alternative

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Organizmin e njeriut mund ta parazitojnë shumë mikroorganizma, pra, të marrin përfitime prej tij.  Në klasifikimin që merr për bazë ndërtimin qelizor, parazitët i ndajnë në njëqelizorë dhe shumëqelizorë. Dy nga llojet kryesore të parazitëve intestinalë janë helmintet (krimbat e zorrëve) dhe protozoarët. Helmintet janë parazitë shumëqelizorë me përmasa që shkojnë nga disa milimetra, deri në disa metra. Tek të rriturit ato nuk mund të shumëfishohen. Ndërsa protozoarët kanë vetëm një qelizë, që transmetohet zakonisht kur dikush bie në kontakt me feçet e infektuara (për shembull, nëpërmjet ushqimit ose ujit të kontaminuar).

Mos humbisni: Parazitët intestinalë, shenjat dhe shkaqet

Trajtimi

Terapitë me ilaçe

Mjeku do t’ju sugjerojë ilaçin që është më efikas kundër parazitëve intestinalë. Mund t’ju duhet vetëm një dozë, ose do të duhet të merrni mjekime për disa javë. Vetëm kini kujdes t’i merrni ilaçet siç u është rekomanduar, ose përndryshe nuk do të funksionojnë.

Mjekimet alternative

Lëndët ushqyese dhe suplementet

Shmangni karbohidratet e thjeshta, si ato tek ushqimet e përpunuara, frutat, lëngjet, bulmeti dhe ato me sheqerna, përveç mjaltit.

Konsumoni më shumë hudhër, fara kungulli, shegë, panxhar dhe karota, të cilat janë përdorur tradicionalisht për të zhdukur parazitët. Një përzierje e mjaltit me farat e papajës mund t’ju vijë në ndihmë në këtë rast. Konsumoni gjithashtu shumë ujë për të pastruar sistemin.

Konsumoni ushqime të pasura në fibra, pasi ju ndihmojnë të shpëtoni nga parazitët.

Probiotikët – mbrojnë gjithashtu sistemin tretës. Megjithatë, duhet të flisni më parë me mjekun, pasi mund të kenë efekte anësore tek disa pacientë.

Enzimat digjestive – mund të rikthejnë traktin intestinal në gjendjen e mëparshme, duke i pastruar kështu nga parazitët. Papain është një enzimë që gjendet tek papaje dhe ndihmon në zhdukjen e krimbave të zorrëve.

Vitamina C – forcon sistemin imunitar. Ulni dozën e saj nëse keni diarre.

Zinku – forcon sistemin imunitar. Nuk duhet të merrni suplemente të zinkut pa u konsultuar më parë me mjekun, duke qenë se mund të ndikojnë në efektin e ilaçeve të tjera, sidomos me antibiotikët.

Erëzat

Erëzat janë një mënyrë për të forcuar sistemin unitar. Si me çdo terapi, duhet të kontrolloheni më parë tek mjeku për të diagnostikuar problemin para se të nisni të merrni trajtime. Mund të përdorni erëza dhe ekstrakte të thara (kapsula, pluhur ose çaj) glicerite (ekstrakte të glicerinës), ose tinkturë (ekstrakte alkoolike). Njerëzit që vuajnë nga alkoolizmi nuk duhet të marrin tinkturë.

Shumë nga erëzat e përdorura për trajtimin e parazitëve intestinalë kanë efekte anësore toksike ose kundërveprojnë me ilaçe të tjera. I përdorni ato vetëm me rekomandimin e mjekut. Disa ga erëzat që mund t’ju rekomandojnë mjeku janë:

  • Hudhra
  • Trëndafili i egër
  • Arrat e zeza
  • Rrushi
  • Glikanxo
  • Nenexhik

Rrezikshmëria dhe kohëzgjatja e sëmundjes varen nga lloji i parazitit intestinal. Ndërlikimet ndodhin më shpesh tek të moshuarit dhe tek njerëzit që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër e rëndë, si SIDA.

Parazitët intestinalë mund të bëhen më të rrezikshëm nëse jeni shtatzënë. Mjeku mund t’ju rekomandojnë ilaçet që janë më të sigurta për ju gjatë shtatzënisë, ndërkohë që duhet t’ju mbajë nën vëzhgim.

Burimi: University of Maryland Medical Center

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni