Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Përzierja e përfituar nga banania dhe uji është një ilaç i shkëlqyer natyral kundër kollës, efikasiteti i të cilit është testuar në trajtimin e kollës të vazhdueshme dhe bronkitit.
Ai është i shijshëm, i shëndetshëm dhe jep efekt pozitiv në stomak. Për më tepër, mund të përgatitet lehtë dhe shpejt.
Përbërësit:
- 2 banane të mesme të zhveshura nga lëkura (bananet me pika janë më të dobishme)
- 400 ml ujë të vluar
- 2 lugë sheqer ose mjaltë (mjalti humbet ushqyesit kur ekspozohet në temperatura të larta, kështu që duhet ta shtoni kur përzierja është ftohur pak)
Zhvishni bananen nga lëkura. Shtypeni me pirun ose lugë derisa të bëhet pure, shtojini sheqer dhe përziejeni mirë. Në qoftë se vendosni të përdorni mjaltë, shtojeni atë në fund, kur përzierja të jetë ftohur.
Hidhni ujë të valë, mbulojeni dhe lereni të qëndrojë 30 minuta. Duhet të përgatisni përzierje të re çdo ditë dhe ta konsumoni 4 herë në ditë.
Kolla do të ndalet pas disa ditësh.
Burimi: www.healthyandnaturallife.com


