Si të mbrojmë lëkurën nga rrezet e diellit

Përshtati në shqip: Riselma Telo

Në një kohë kur temperaturat po shkojnë drejt shifrave maksimale, është shumë e rëndësishme mbrojtja e lëkurës ndaj të nxehtit dhe rrezeve të dëmshme të diellit.

1) Mbrojtja me një filtër të mirë diellor për rrezet UVA dhe UVB është thelbësore nga 4 deri në 5 ditët e para të shfaqjes në diell. Preferohet që mbrojtësi të jetë me përmbajtje pluhur oksid zinku, bioksid titani etj. Në rastet kur lëkura është delikate, tek fëmijët apo të rriturit, rrezet e diellit janë shkaktari kryesor për zhvillimin e alergjive të ndryshme. Zgjidhja për këto raste duhet bazuar në përzgjedhjen e kremrave me faktorë mbrojtës mbi 15%. Më e rekomanduar do të ishte ajo me 50%.

Pas 4-5 ditësh mund të filloni të ulni vazhdimisht treguesin e mbrojtjes së kremit.  Një aftësi tjetër e këtij kremi është kapaciteti që ka për parandalimin e shfaqjes së parakohshme të rrudhave.

2) Hidratoni lëkurën me kremra me pak yndyrë, sepse pengojnë ajrosjen e lëkurës duke e mbajtur të ngrohtë.

3) Mos lejoni të avullojë uji i detit në lëkurë. Nëse lejoni të ndodhë ky proces,  ju keni mundësuar grumbullimin e mikrokristaleve të cilat shkaktojnë tharjen e poreve të trupit dhe djegien e lëkurës.

4) Ndihmoni lëkurën duke u nxirë gradualisht dhe në mënyrë homogjene. Mund të aplikoni dhe maskën me tul kajsie (është e pasur me betakaroten) duke e aplikuar në fytyrë për 20 minuta para se të dilni në diell.

5) Ushqimet që ndihmojnë në nxirjen e trupit

Për të pasur një ngjyrë lëkure për t’u pasur zili, por njëkohësisht edhe për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e forta të diellit, është shumë e rëndësishme që në tavolinën tuaj të mos mungojë peshku, kajsia, pjepri, shalqiri, luleshtrydhet, kivi, mango etj, të pasura me karoten, që favorizojnë nxirjen e lëkurës.

Ndihma e shpejtë ndaj djegies

Në rast se përballeni me një nga këto simptoma si skuqje të lëkurës, krijimin e flluskave, irritim të lëkurës etj, aplikoni menjëherë fletë sallatori ose patateje në zonën e irrituar, pasi mundësohet freskimi dhe qetësimi i menjëhershëm i lëkurës së irrituar.

Kujdesi ndaj lëkurës ju krijon mundësinë për një pamje të bukur dhe të freskët./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?